Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Houstoni fiton pas vazhdimeve

James Harden i shënoi 10 pikë në vazhdime nga 21 sa i pati në total, dhe Houston Rockets i rezistoi mosefektshmërisë së gjuajtjeve, megjithatë e mposhti Detroit Pistons, 100:96.

“Raktetat” kështu e vazhdojnë serinë e fitoreve në shtatë, pavarësisht se nga vija për tre pikë, dështuan 39 herë nga 51 tentime gjithsej.

Blake Griffin e regjistroi triple-doublein e tretë të sezonit dhe të parin me Pistons, me 21 pikë, 10 kërcime dhe 10 asistime, ndërsa Andre Drummond e mbylli ndeshjen me dyshifror të dyfishtë prej 17 pikësh e 20 kërcimesh.

Artikuj të ngjashëm