41 pikët e James Harden që pati edhe tetë kërcime dhe 23 pikët e Chris Paul, ishin të mjaftueshme që Houston Rockets të triumfojë edhe përballë Denver Nuggets me shifrat 119:114.
Për “Raketet” nga Houstoni që sivjet janë në superformë, kjo ishte fitorja e 12-të rresht në NBA, raporton Sporti në KTV. Ylli i Houstonit Harden, këtë edicion ka shënuar në nëntë takime 40 e më shumë pikë.
Për Denverin, sa i përket pikëve të shënuara, më i miri në parket ishte Will Barton me 25 në total, por nuk mjaftuan në shmangien e humbjes së parë, pas katër fitoreve rresht që i pati.
Artikuj të ngjashëm