Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Houston Rockets të pandalshëm ndaj San Antonios

Houston Rockets i kontrolloi të katër çerekët dhe arriti fitore të rëndësishme përballë San Antonio Spurs, 102:91.

MVP-ja i Houstonit, James Harden, arriti ta mbyllë përballjen me dyshifror të dyfishtë prej 28 pikësh e 11-të asistimesh. Basketbollistët mysafir përveç se ishin shumë të disponuar në fazën e sulmit, e ndalën San Antonion në vetëm 38 pikë pas dy çerekëve të parë, ndërsa në pushim Houstoni shkoi me 16 pikë epërsi, 54:38, transmeton Sporti në KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Te San Antonio vetëm tre lojtarë arritën të shënonin pikë dyshifrore në këtë takim, kurse më i dalluari ishte Danny Green me 22 pikë, ndërsa ylli i skuadrës LaMarcus Aldridge u ndal në vetëm 16 të shënuara.