Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Charlotte Hornets mposht Detroit Pistonsin

Dwight Howard shënoi dyshifror të dyfishtë me 17 pikë e 12 kërcime, Kemba Walker shtoi 17 pikë të tjera dhe Charlotte Hornets e mposhti skuadrën Detroit Pistons, 114:98, që për vendësit ishte fitorja e katërt rresht.

Hornets tani kanë 27 fitore e 33 humbje, derisa janë në përpjekje për ta zënë pozitën e tetë në konferencën e lindjes, vend që dërgon në Play-Off, ndërsa vendin e tetë e zë pikërisht Detroiti që ka 31 fitore, raporton Sporti në KTV.

Shtatë lojtarë të Charlotteit shënuan pikë dyshifrore. Te ekipi vizitor, Blake Griffin ishte më i dalluari me 20 pikë, kurse Andre Drummond pati double-double me 14 pikë e 14 kërcime, derisa për Detroitin ishte humbja e pestë nga gjashtë përballjet e fundit.