Franck Jackson shënoi 32 pikë, më së shumti këtë sezon në statistikat personale.
Ekipi i tij Detroit Pistons mposhti skuadrën Houston Rockets. Rockets po e kalon formën më të dobët dhe e ka pësuar disfatën e 19-të rresht në ligë. Detroiti triumfoi ndaj Houstonit me rezultatin 113:100.
Houstoni në fakt nuk di për fitore që prej 4 shkurtit dhe nuk arriti që t’i bëjë ballë lëvizjes së shpejtë të topit nga Detroiti, ndërsa Jackson ishte i pandalshëm. Ai realizoi pesë herë nga pesë tentimet për tri pikë, ndërsa në total pati shtatë shënime nga vija për tri pikë në 10 tentime gjithsej.
Jerami Grant shtoi 18 pikë në fitore, ndërsa kontribut dhanë edhe Josh Jackson me 15 pikë dhe Isaiah Stewart me 13 të tjera.