Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hoti i Interit mund të huazohet te Freiburgu

Andi Hoti nga grupmosha U19 e Interit pritet të huazohet te Freiburgu i Gjermanisë, mëson të premten sajti “Transfermarkt”.

19-vjeçari që luan në qendër të mbrojtjes, ka stërvitur me ekipin e parë të “nerazzurrëve” që nga fillimi i vitit 2020.

Megjithatë, ai pritet të dërgohet në ekipin e dytë të skuadrës së Bundesligës gjermane, që luan në rangun e tretë të futbollit të Gjermanisë.

Hoti, futbollist i Kosovës U21, ka kontratë me Interin deri në vitin 2024.

Ai ka luajtur në 29 ndeshje me grupmoshën U19, ndërsa tri prej tyre i pati në “UEFA Youth League”.

Artikuj të ngjashëm