Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hoti firmos me Interin deri në vitin 2024

Qendërmbrojtësi Andi Hoti ka bërë të ditur se ka firmosur kontratën e tij të parë profesionale me skuadrën e Interit.

Hoti që po stërvitet me ekipin e parë të Interit, ka firmosur kontratë deri në vitin 2024. Firmën me Interin, Hoti e ka konfirmuar nëpërmjet një postimi në “Instagram”. “Dua ta falënderoj familjen time dhe menaxhmentin për përkrahjen dhe ndihmën për të arritur këtë hap të radhës në karrierë”, ka shkruar Hoti.

Hoti 18-vjeçar i është bashkuar të rinjve të Interit në verën e shkuar nga ekipi U18 i Zuerichut. Hoti i ka luajtur edhe dy ndeshje për Përfaqësuesen U17 të Kosovës.