Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Holanda fiton në kohën shtesë ndaj Uellsit

Holanda ka vazhduar me rekord të përkryer në nisje të edicionit të tretë të Ligës së Kombeve.

Holanda në kuadër të Grupit 4 të Ligës A, fitoi në “Cardiff City Stadium” të mërkurën mbrëma, me rezultatin 2:1.

Teun Koopmeiners shënoi për epërsinë e parë të Holandës në minutën e 50-të.

Për 1:1 realizoi Rhys Norrington-Davies në minutën e dytë të kohës shtesë, por dy minuta më vonë, Wout Weghorst ia dha fitoren Holandës dhe kryesimin në grup.

Holanda ka gjashtë pikë në dy ndeshje, tri më shumë se Belgjika e Polonia.