Sport

Mbyllen pjesët e para të ndeshjeve në Ligën e Kombeve

Janë mbyllur pjesët e para të ndeshjeve që po luhen në Ligën e Kombeve.

Belgjika dhe Polonia, 45 minutat e para i kanë mbyllur baras, 1:1.

Për Poloninë shënoi Robert Lewandowski në minutën e 28-të, ndërsa shifrat i barazoi Axel Witsel.

Kjo është ndeshje që i takon Grupit 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve.

Në po të njëjtin grup, pjesa e parë e ndeshjes Uellsi – Holanda, është mbyllur pa gola.

Gola nuk pati as në duelin e Grupit 1 të Ligës B të Ligës së Kombeve ndërmjet Irlandës dhe Ukrainës.

Ndërkohë, Skocia po fiton ndaj Armenisë me rezultatin 2:0, në grupin e njëjtë.

Për skocezët shënuan Anthony Ralston (28’), dhe Scott McKenna (40’).