Belgjika e ka lënë prapa disfatën nga Holanda 4:1 në ndeshjen hapëse të edicionit të tretë të Ligës së Kombeve.
Belgët, të mërkurën mbrëma fituan thellë ndaj Polonisë 6:1, në kuadër të Grupit 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve, me rikthim të rezultatit.
Robert Leëandoëski shënoi për epërsinë e polakëve në minutën e 28-të.
Axel Ëitsel i barazoi shifrat për belgët, dhe me rezultatin 1:1 u mbyll pjesa e parë.
Në minutën e 59-të, Kevin de Bruyne i kaloi vendësit në epërsi.
Leandro Trossard më pas shënoi dy gola tjerë, në minutën e 73-të dhe të 80-të për 4:1.
Edhe
Belgjika fiton dhe bëhet liderë
Leander Dendoncker realizoi shtatë minuta para fundit, ndërsa rezultatin përfundimtar 6:1, e vulosi Lois Openda.
Belgjika është në pozitën e dytë me tri pikë, aq sa ka edhe Polonia në vendin e tretë.
I fundit është Uellsi pa pikë, kurse prinë Holanda me gjashtë pikë.