Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gjermania mposht Holandën dhe forcohet në krye

Gjermania

Gjermania ka mposhtur Holandën për t’u forcuar në krye të grupit A3 të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Të hënën mbrëma në Munih, gjermanët e fituan 1:0 ndeshjen kryesore të mbrëmjes.

Jamie Leweling e shënoi golin e fitores në minutën e 64-t.

Gjermania tani udhëheq në grup me 10 pikë. Nga pesë i kanë Holanda e Hungaria, ndërsa Bosnjë-Hercegovina mbetet me vetëm një pikë.

Dy të parët në grup avancojnë në çerekfinale të Ligës së Kombeve. Kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të fazës grupore.