Futboll

Pa fitues në ndeshjen Holandë – Gjermani

ger

Në ndeshjen Holandë – Gjermani u shënuan katër gola. Por kjo ndeshje përfundoi pa fitues të martën mbrëma. Ndeshja që i takoi Grupit 3 të Ligës A të Ligës së Kombeve përfundoi baras, 2:2.

Holandezët kaluan në epërsi herët në minutën e dytë me golin e Tijani Reindersit. Por gjermanët në minutën e 38-të barazuan shifrat në 1:1. Golin e barazimit e shënoi Deniz Undav. Epërsinë gjermanëve ia dha Joshua Kimmich në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë. Megjithatë, Holanda u kthye në pjesën e dytë duke shënuar golin e barazimit 2:2 në minutën e 50-të. Golin e barazimit e shënoi Denzel Dumfries.

Ndërkohë ndeshja tjetër e Grupit në mes të Hungarisë dhe Bosnjë e Hercegovinës përfundoi pa gola.

Gjermania dhe Holanda kanë nga katër pikë, kurse Bosnjë Hercegovina dhe Hungaria nga një.