Sturm Grazi ka arritur që ta përfitojë shumën më të madhe të parave në histori të klubit me shitjen e sulmuesit të talentuar, Rasmus Hojlund, tek Atalanta në Serie A.
Lajmi është bërë i ditur të shtunën nga klubi austriak e italian.
Transferimi i tij mund të arrijë deri në 20 milionë euro me bonuse.
Danezi 19-vjeçar u transferua te Sturm Grazi për vetëm 1.8 milionë euro nga FC Copenhagen, ndërsa me Atalantan ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026.