Presidenti i nderit i Bayern Munichut, Uli Hoeness, ka besimin se klubi gjerman do ta transferojë kapitenin e Anglisë, Harry Kane, në këtë fat kalimtar.
Kampioni gjerman ka bërë ofertë prej 82 milionë eurove për sulmuesin e Tottenhamit, ka shkruar “BBC” të dielën.
Kryetari i Spursit, Daniel Levy, u takua me zyrtarët e Bayernit të enjten për të diskutuar një transferim të mundshëm.
Hoeness ka theksuar se bisedimet me vëllain e Kanet, Charlien, që është menaxher i sulmuesi, si dhe babain Patrickun, kanë qenë pozitive.
Kontrata e Kanet me Spursin skadon në qershorin e vitit të ardhshëm.
Edhe
Kane fillon bisedimet për kontratë të re me Bayernin
Në edicionin e kaluar, Kane realizoi 30 gola në Premier League.
29-vjeçari Kane është në skuadrën e Tottenhamit që po përgatitet për edicionin e ri.