Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Higuaini përfshihet në marrëveshjen për transferimin e Bonuccit në Juventus

Gazetari italian, Gianluca Di Marzio raporton se në marrëveshjen për rikthimin e Leonardo Bonuccit te Juventusi do të përfshihet edhe sulmuesi Gonzalo Higuain.

Sipas tij mbrojtësi i Milanit, Bonucci do të transferohet te Juventusi këtë afat kalimtar, përderisa Higuain do t’i bashkohet Milanit në formë huazimi, transmeton Koha.net.

Milan është një kërkim të një top sulmuesi që do ta udhëhiqte skuadrën drejt rikthimit në Ligën e Kampionëve.