Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain do të kthehet në Serie A pas gjashtë muajve të kaluara te Chelsea, por te skuadra e Romës.
Mediumet italiane kanë njoftuar të premten se Roma është në negociata me Juventusin për huazimin e Higuainit, i cili pëlqehet nga trajneri Paulo Fonseca.
Te Roma janë të gatshëm t'i paguajnë Juventusit 12 milionë euro për huazimin njëvjeçar të Higuainit, i cili ka kontratë me kampionin e Italisë deri në vitin 2021.
Higuain edicionin e shkuar luajti te Milani dhe Chelsea si huazim, por asnjëra prej ekipeve nuk shfrytëzuan opsionin e blerjes të kontratës së tij.
Sulmuesi 31-vjeçar, ka shënuar 13 gola në 40 ndeshje gjatë edicionit të fundit.
Artikuj të ngjashëm