Sport

Higuain: Dybala mund të bëhet më i miri në botë

Gonzalo Higuain ka parashikuar se bashkëlojtari i tij te Juventusi, Paulo Dybala mund të bëhet njeri prej futbollistëve më të mirë në botë.

Dybala që prej transferimit ka shkëlqyer te Juve duke realizuar 19 gola në sezonin e parë ndërsa sivjet ka realizuar shtatë gola në 18 paraqitje.

“Ai mund ta lexojë lojën shumë mirë”, ka thënë Higuaini për La Stampa. “Në fakt, ai e sheh futbollin ashtu siç e shohin të mëdhenjtë, edhe pse ai është ende i ri”.

“I urrej krahasimet, prandaj them se Dybala duhet të bëhet Dybala. Ai ka potencialin që të jetë në mesin e më të mirë. Por, duhet ta lini rehat”.