Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dybala synon t'ia thyejë rekordin Baggios

Paulo Dybala është vetëm 39 ditë larg ndeshjes së tij të fundit për Juvenutsin. Dybala shpreson ta thyejë rekordin e golave të të gjitha kohërave të Roberto Baggios me Juventusin.

Argjentinasi ka shënuar 113 gola në 285 ndeshje për “Zonjën e Vjetër” dhe është vetëm dy gola prapa Baggios, i cili ka shënuar 115 gola në 200 paraqitje. Po ashtu Dybala shpreson të fitojë trofeun e 13-të të madh përpara se të largohet nga Juventusi.

Sulmuesi 28-vjeçar do të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë. Ai pjesë e Juventusit është që prej 2015-s.