Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma tenton transferimin e Dybalas

28-vjeçari Paulo Dybala do të jetë pa kontratë në fund të sezonit. Futbollisti i Juventusit nuk pritet ta nënshkruajë kontratën e re dhe është duke shikuar klub të ri.

Mediat italiane kanë shkruar se kampioni në fuqi, Interi, është në “pole-position” për t’i siguruar shërbimet e tij, por “Radio Radio” të shtunën ka njoftuar se Roma ka hyrë në garë serioze për Dybalan.

Roma e sheh sulmuesin argjentinas si zëvendësues të Nicolo Zaniolos.

Dybala ka shënuar 13 gola dhe gjashtë asistime në 33 paraqitje për Juventusin këtë sezon.