Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami favorit për Dybalan

Sulmuesi Paulo Dybala ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Angli. “Gazzetta dello Sport” ka shkruar të enjten se Tottenhami ka parakaluar të gjitha skuadrat e interesuara për Dybalan, i cili në verë do të jetë lojtar i lirë.

Tottenhami ia ka bërë ofertën më të mirë 28-vjeçarit, që po kërkohet edhe nga Interi, Arsenali e Atletico Madridi. Është trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, që po insiston në transferimin e Dybalas, i cili tashmë është përshëndetur nga Juventusi.

Tottenhami i ka ofruar atij pagë vjetore prej dhjetë milionë eurosh për ta bindur të zhvendoset në Angli. Dybala këtë edicion ka shënuar 15 gola me fanellën e Juventusit në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm