Zbigniew Boniek beson se transferimi i Paulo Dybalas te Roma do të ishte “fantastike” për lojtarin dhe klubin.
Ish-ylli i Romës këto fjalë i tha në rrjetin social “Twitter” të enjten.
Sulmuesi argjentinas është futbollist i lirë, pasi në fund të sezonit i skadoi kontrata me Juventusin.
Ai po stërvitet i vetëm në Torino dhe është duke pritur oferta nga ndonjë klub.
Për Dybalan interesim kanë shprehur edhe Napoli e Interi.
Dybala iu bashkua Juventusit për 40 milionë euro në vitin 2015 dhe shënoi 115 gola në 293 paraqitje për “bianconerët”.
Ai ka 98 gola të realizuar në 271 ndeshje në Serie A, me fanellën e Juventusit dhe Palermos.
Artikuj të ngjashëm