Mesfushori Përparim Hetemaj pret që me skuadrën e Beneventos ta sigurojnë edhe për një edicion paraqitjen në kampionatin italian, Serie A.
Ai ka thënë se gara për mbijetesë është e vështirë, por ai shpreson që me skuadrën e tij të paraqitet edhe sezonin tjetër në elitën e futbollit italian. Benevento do ta luajë në fundjavë ndeshjen ndaj Parmës që po ashtu është në garë për mbijetesë.
Benevento zë vendin e 16-të me 29 pikë, ndërsa Para në vendin e 19-të.
“Të gjitha ndeshjet do të kenë rëndësi të madhe për ne. Ne duhet të respektojmë të gjithë dhe të mos nënvlerësojmë askënd. Ka edhe 30 pikë në dispozicion. Ajo skuadër që në dhjetë ndeshjet e ardhshme fiton më shumë ndeshje, do të jetë në mesin e tabelës. Prandaj vëmendja jonë e madhe është të mundohemi të mos humbim asgjë”, ka thënë Hetemaj.
Futbollisti 34-vjeçar këtë edicion në 24 paraqitje në Serie A dhe për Kupë ka kontribuar me një asistim.