Ish-mesfushori i Finlandës, i kënaqur me karrierën në Itali Mesfushori kosovar, Përparim Hetemaj, e ndien veten me fat që ka luajtur kaq gjatë në kampionatin italian Serie A.
Hetemaj, 32-vjeçar, ka zbuluar se ka pasur oferta për t’u larguar nga Chievo, por insiston se ndihet mirë te skuadra nga Verona, pjesë e së cilës është që nga viti 2011.
“Ndoshta kam qenë me fat që kam luajtur kaq shumë. Natyrisht që ndonjëherë kam menduar edhe ndryshimin e qytetit dhe vendit, por këtu e kam shumë mirë. Njeriu qëndron aty ku i pëlqen dhe ndihet rehatshëm”.
Në elitën e futbollit italian, Hetemaj ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me 19 asistime në 259 ndeshje. Para se të transferohej te Chievo, ish-mesfushori i Kombëtares së Finlandës ka luajtur edhe për Brescian.