Përparim Hetemaj ka luajtur prej minutës së 70-të për skuadrën finlandeze, Helsinki që mposhti Molden me rezultatin minimal, 1:0, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Në fushë prej minutës së 67-të te skuadra norvegjeze, Molde u inkuadrua sulmuesi kosovar, Veton Berisha.
Topi Keskinen shënoi herët në minutën e 25-të golin e fitores për Helsinkin.
Ndeshja kthyese do të zhvillohet në Norvegji më 2 gusht.