Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hetemaj asiston në fitoren e Helsinkit

Përparim Hetemaj ka asistuar në golin e parë në fitoren e HJK-së ndaj Hakas.

Helsinki i Hetemajt të dielën gjatë ditës fitoi në udhëtim te Haka me rezultatin 3:0, në kuadër të xhiros së 19-të në elitën e futbollit të Finlandës.

35-vjeçari i mesfushës që në të kaluarën ka bërë karrierë te AEK-u, Twente, Brescia, Chievo, Benevento e Reggina, asistoi në minutën e 38-të.

Në këtë edicion, Hetemaj ka një gol të shënuar e një asistim.

Artikuj të ngjashëm