Përparim Hetemaj ka luajtur në tërë ndeshjen, në fitoren e Helsinkit finlandez ndaj Larnes së Irlandës së Veriut.
Hetemaj dhe Helsinki të mërkurën gjatë ditës fituan 1:0 në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Golin e vetëm e shënoi Bojan Raduloviq në minutën e tretë nga penalltia. Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave.