Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hernandezi mbetet tek Atletico deri në verë

Lucas Hernandezi nuk do të largohet nga Atletico Madridi gjatë janarit, përkundër gatishmërisë së Bayern Munichut që të paguajë klauzolën e tij prej 80 milionë eurove.

Gazeta franceze “L’Equipe” raporton se mbrojtësi do të mbetet në Spanjë së paku deri në fund të sezonit, një javë pasi gazeta spanjolle “Marca” raportoi se francezi është i gatshëm të transferohet në Bayern gjatë janarit.

22-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjate me Atleticon, por është joshur nga projekti që i ka ofruar Bayerni.

Artikuj të ngjashëm