Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hernandez e Diaz, ende pozitiv me koronavirus

Theo Hernandez dhe Brahim Diaz ende janë pozitiv me COVID-19 dhe nuk do të luajnë me Milanin kundër Bolognas në vikend, shkruan “Sky Sport Italia”.

Theo Hernandez u infektua me virus gjatë detyrës me Përfaqësuesen e Francës, bashkë me bashkëlojtarin e tij te Juventusi, Adrien Rabiot.

Hernandez doli pozitiv më 13 tetor, ndërsa Brahim Diaz mori përgjigje pozitive të testit më 15 tetor.

Ka lajme të mira për sulmuesin Ante Rebiq, i cili u largua nga loja në fitoren ndaj Hellas Veronas për shkak të lëndimit në nyjën e këmbës. Ai mungoi në humbjen në udhëtim te Porto në Ligën e Kampionëve.

Zlatan Ibrahimoviq të shtunën mund të jetë titullar kundër Bolognas.

Artikuj të ngjashëm