Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Henderson mund të përfundojë te Newcastle

Newcastle është duke vazhduar bisedimet me Manchester Unitedin për transferimin e portierit Dean Henderson, ka raportuar të shtunën mediumi “90min”.

25-vjeçari nuk ka gjetur hapësira te skuadra e “djajve të kuq”, që në portë e kanë David De Gean e pazëvendësueshëm.

Si rezultat i minutave të pakta të zhvilluara me fanellën e Unitedit, Henderson mund të lëvizë në verë në kërkim të një skuadre ku do të mund të paraqitej rregullisht.

Hendersoni thuhet se është pajtuar me kushtet e ofruara nga Newcastle, ndërsa transferimi mund të bëhet për 20 milionë funte.

Artikuj të ngjashëm