Portieri Dean Henderson pritet të largohet nga Manchester Unitedi pas përfundimit të këtij sezoni. “Daily Star” ka shkruar se krerët e Unitedit janë të gatshëm ta lirojnë Hendersonin, por vetëm nëse marrin një ofertë deri në 50 milionë euro.
Tottenhami dhe Newcastle janë skuadrat e interesuara për Hendersonin, i cili ka kontratë me Unitedin deri në verën e vitit 2025. 25-vjeçari këtë edicion ka pasur hapësirë të vogël tek Unitedi, pasi ka regjistruar vetëm tri paraqitje dhe është i gatshëm të largohet nga “Old Traffordi”.
Ai po ashtu ka edhe një paraqitje me Anglinë në vitin e shkuar.