Të hënën në Prishtinë ka nisur Kupa Botërore Universitare në hendboll. Pasdite kanë luajtur hendbollistet që e përfaqësojnë Universitetin e Prishtinës. Ato kanë humbur nga ekipi i Universitetit “Castilla – La Mancha” nga Spanja.
Spanjollet kanë dominuar plotësisht, sidomos në pjesën e dytë dhe kanë fituar me rezultat 32:23. Ekipi universitar spanjoll ka ardhur te fitorja falë lojës së shpejtë. Spanjollet ishin më të shkurtra, por dukshëm më të shpejta se lojtaret e Universitetit të Prishtinës.
Për ekipin e UP-së luajnë edhe disa reprezentuese të Kosovës e po ashtu lojtare që janë kandidate për vend në përfaqësuese.
Artikuj të ngjashëm
-
Spanja me prezantim diskriminues, Sllovakia, Greqia e Rumania jo
-
Hendbollistet spanjolle respektojnë himnin e Kosovës, por federata spanjolle nuk e shkruan Kosovë
-
Edhe dy humbje shumë të thella për hendbollistët e rinj
-
Kosova U18 e ka nisur me humbje të thellë paraqitjen në Kampionat Mesdhetar
-
Kosova e pafuqishme përballë fuqisë botërore Francës