Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendbollistët e UP-së fitojnë edhe ndaj portugezëve

Hendbollistët e ekipit të Universitetit të Prishtinës e kanë fituar edhe ndeshjen e dytë në Kupën Botërore Universitare që po mbahet në Prishtinë.

Të martën mbrëma, UP-ja fitoi ndaj universitetit portugez Aveiro me shifrat 32:29. Drenit Tahirukaj ishte i pandalshëm me 14 gola.

UP-ja të hënën fitoi ndaj universitetit që përfaqëson Spanjën.

Tahirukaj dhe disa prej lojtarëve kryesorë të UP-së janë reprezentues të Kosovës.