Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pas humbjes së thellë, hendbollistet e UP-së shënojnë fitore të lartë

Hendbollistet e Universitetit të Prishtinës e kanë shënuar fitoren e parë në Kupën Botërore Universitare. Të martën pasdite në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, hendbollistet kosovare kanë fituar ndaj hendbollisteve të “University North” të Kroacisë.

Dallimi në cilësi ishte i madh, ndërsa rezultati në fund ishte 32:18 për ekipin përfaqësues të UP-së.

Të hënën, hendbollistet e UP-së u mposhtën me shifrat 32:23 nga ekipi i universitetit spanjoll “Castilla – La Mancha”.

Për UP-në luajnë edhe disa reprezentuese të Kosovës.