Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendbollistet e Universitetit të Prishtinës mposhten thellë nga koreanet

Të premten janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të Kupës Botërore Universitare në hendboll (femrat), ngjarje që po mbahet në Prishtinë.

Hendbollistet e Universitetit të Prishtinës kanë pësuar thellë nga “Korea National Sport University” i Koresë së Jugut. Jugkoreanet fituan me shifrat 39:24.

Ndeshja është luajtur në palestrën “1 Tetori”.

Në finale, të dielën, ekipi universitar nga Koreja e Jugut luan me universitetin spanjoll “Castilla – La Mancha”. Ndërsa UP-ja për vend të tretë luan me universitetin “Palacky University of Olomouc” nga Çekia.

Te hendbollistet kanë garuar vetëm gjashtë ekipe.