Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vendi i tretë për hendbollistet e UP-së

Hendbollistet që përfaqësojnë Universitetin e Prishtinës kanë fituar medaljen e bronztë në Kupën Botërore Universitare në Prishtinë.

Të dielën në palestrën “1 Tetori”, hendbollistet kosovare e kanë mposhtur ekipin e Universitetit “Olomouc” nga Çekia me shifrat 26:24.

Te hendbollistet kanë garuar vetëm gjashtë skuadra.

UP-në drejt fitores në ndeshjen për vend të tretë e kanë udhëhequr portierja Venera Kafexholli si dhe motrat Elisa e Melisa Mulaj.

Disa prej hendbollisteve që luajtën për UP-në janë pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Disa të tjera janë kandidate.