Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendboll, të shtunën ndeshjet e para finale

Të shtunën (nesër) luhen ndeshjet e para finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll, në të dy konkurrencat.

Nga ora 18:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë takohen Besa Famgas e Prishtina. Besa Famgas ka vite që dominon hendbollin në vend. Këtë edicion nuk ka humbje dhe synon të vazhdojë serinë impresive. Besa në gjysmëfinale të plejofit eliminoi Kastriotin e Ferizajt, me dy fitore të thella. Prishtina kaloi në finale me një humbje e një fitore ndaj Trepçës. Fillimisht pësoi me tetë gola e më pas fitoi me 11 gola dallim.

Te hendbollistët kampioni shpallet me dy fitore apo një fitore e një barazim.

Te hendbollistet luhen vetëm dy ndeshje. Ndeshja e parë është në mes të Ferizajt dhe Istogut, të shtunën nga ora 19:00 në palestrën “Bill Clinton”.

Istogu ka fituar lehtë dy ndeshjet ndaj kadeteve të Prishtinës. Ndërkohë Ferizaj humbi në shtëpi e më pas fitoi më thellë në udhëtim ndaj Vushtrrisë për të kaluar në finale në edicionin debutues.

Ndeshjet luhen pa shikues.