Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendboll, sulmohen lojtarët e Trepçës në Vushtrri

Është ndërprerë ndeshja e hendbollit mes Vushtrrisë dhe Trepçës. Në pjesën e dytë ka ardhur te një tollovi mes lojtarëve dhe ka nisur një përleshje. Më pas kanë hyrë tifozët vendas në fushë dhe kanë sulmuar lojtarët e Trepçës.

Përleshja nisi teksa u ndal një faull për Vushtrrinë në minutat e para të pjesës së dytë. Më pas, hendbollisti i Trepçës që shkaktoi faullin pretendoi se u godit nga hendbollisti vushtrrias dhe kërkoi ndihmën e mjekëve. Por teksa pritej ndërhyrja e mjekëve, nga ana tjetër e parketit vrapoi portieri i Vushtrrisë që nisi të sulmonte me grushte. Sikur të mos mjaftonte, sulmit të tij fizik iu bashkangjiten edhe bashkëlojtarët e tij. Më pas, edhe tifozët hynë në parket dhe shpërndanë grushte në drejtim të hendbollistëve mitrovicas.

Hendbollistët e Trepçës janë larguar nga parketi, ndërsa në drejtim të tyre non-stop ka pasur hedhje dhe sulme të vazhdueshme.

Policët janë të pranishëm në palestër, por as për së afërmi nuk po ofrojnë siguri për skuadrën mysafire.

Palestra është zbrazur, ndërsa s’ka ende vendim nëse ndeshja do të vazhdojë.

Edhe Tre tifozë të "Torcidës" arrestohen nën dyshimin për sulmin pas ndeshjes Trepça – Vushtrria Kronikë 2 muaj më parë Tre tifozë të "Torcidës" arrestohen nën dyshimin për sulmin pas ndeshjes Trepça – Vushtrria

Ndeshja u ndërpre në minutën e 34 e 42 sekonda. Trepça po udhëhiqte 21:17. Ndeshja nuk ka rëndësi të madhe për asnjërën skuadër, pasi të dyja kanë siguruar plejofin.