Për dhunën e madhe në ndeshjen e hendbollit mes Vushtrrisë dhe Trepçës të shtunën në orët e vona me komunikatë doli Federata e Hendbollit e Kosovës. Në komunikatë shkruan se “FHK-ja me shqetësim të madh ka përcjellë rrjedhën e ndeshjes Vushtrria – Trepça, që u ndërpre në minutën e 35-të pas incidenteve të rënda në fushën e lojës”. Për FHK-në është e papranuar dhuna në ndeshjet e hendbollit, pavarësisht se prej kujt shkaktohet ajo.
Për më tepër fusha e lojës nuk guxon të cenohet në asnjë mënyrë nga shikuesit.
“Organet përgjegjëse të FHK-së do të analizojnë me vëmendje secilin detaj të ndeshjes dhe ndaj të përfshirëve në incidentet e rënda do të marrin masa në përputhje me rregulloret. Fatkeqësisht siguria për akterët e ndeshjes nuk ishte në nivel dhe forcat policore nuk ia dolën të ofrojnë siguri. Delegati i ndeshjes, para fillimit të ndeshjes ka folur me përgjegjësin e policisë, i cili ka theksuar se numri i pjesëtarëve të policisë është i mjaftueshëm dhe se siguria për të gjithë pjesëmarrësit do të garantohet. Kjo megjithatë nuk ndodhi”, shkruan në komunikatë.
Të shtunën pasdite, lojtarët e Trepçës së Mitrovicës janë sulmuar rëndë nga lojtarët dhe tifozët e Vushtrrisë. Në fushën e lojës kanë hyrë tifozët që në videoincizime shihen duke shkelmuar e grushtuar lojtarët mysafirë. Të tjerë i kanë goditur derisa lojtarët e Trepçës gjatë tollovisë iu afruan njërës tribunë. Ishte ky incidenti më i rëndë në hendbollin kosovarë në shumë vjet.
-
Presidenti i FHK-së paralajmëron masa të rrepta për dhunën në Vushtrri
-
KH Vushtrria kërkon falje dhe merr përgjegjësinë për dhunën ndaj lojtarëve të Trepçës
-
Dhunën në Vushtrri policia e heton për “lëndim të lehtë trupor”
-
Merren vendimet për dhunën në hendboll, tre lojtarë vushtrrias përjashtohen përjetë
-
Prokuroria ka nisur hetimet për dhunën në Vushtrri