Vushtrria e Rahoveci janë takuar në derbin e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Ndeshja ishte e fortë dhe interesante, ndërsa fitore ka shënuar Rahoveci me rezultatin 34:30. Rahoveci për kohë të gjatë ka mbajtur epërsi prej disa golave dhe ka fituar në fund.
Kjo ndeshje u luajt të dielën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dielën u takuan edhe Deçani e Trepça, ndërsa skuadra mitrovicase fitoi me shifrat 34:21.
Të shtunën, Besa Famgas ka fituar pa telashe ndaj Kastriotit, njëjtë si Prishtina ndaj Llapit.
Te hendbollistet derbi mes Vushtrrisë dhe Istogut ka përfunduar me fitoren 27:25 të istogaseve.