Vushtrria e ka fituar derbin e xhiros së 27-të të Superligës A të Kosovës në hendboll. Të dielën mbrëma Vushtrria fitoi në udhëtim ndaj Rahovecit me rezultatin 31:27. Vushtrriasit ishin në shumicën e kohës në epërsi dhe morën dy pikë shumë të vlefshme.
Me fitore, Vushtrria ka siguruar pozitën e tretë për plejof. Në gjysmëfinale do të përballet me Trepçën e vendit të dytë. Ndërkohë Rahoveci ka fare pak gjasa për të hyrë në plejof. I ka 25 pikë, sa edhe Prishtina, por në xhiron e fundit luan me Besa Famgasin, që nuk ka humbje.
Ndërkohë Prishtina luan me Kastriotin e vendit të gjashtë. Prishtina të shtunën shënoi fitore të rëndësishme. E mposhti Trepçën në Mitrovicë me rezultat 30:28. Ndërkohë Besa Famgas fitoi ndaj Kastriotit me rezultat 46:26.