Besa Famgas ka shpërthyer në 15 minutat e fundit për ta fituar bindshëm derbin ndaj Kastriotit. Kampionia aktuale fitoi me rezultat 34:27, të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë.
Ishte kjo kryendeshja e xhiros së 21-të të kampionatit të Kosovës në hendboll. Për 45 minuta u zhvillua lojë e fortë, por më pas pejanët u shkëputën për të fituar në fund me shtatë gola dallim.
Antonio Vozila ishte më efikasi te Besa me 13 gola. Tetë gola për Kastriotin i shënoi Lulzim Shabani.
Besa është e dyta me 34 pikë, ndërsa Kastrioti është i katërti me 24 pikë.
Po të dielën, Vëllaznimi e Vushtrria barazuan 28:28 në ndeshjen në Gjakovë.
Të shtunën, Trepça e mposhti Prishtinën me rezultat 36:28.
Ndeshja mes Deçanit dhe Rahovecit nuk u zhvillua.
Edhe
Kastrioti mposht Besën në derbin e hendbollit
Rahoveci është lider me 40 pikë, ndërsa Trepça është e treta me 26. Prishtina i ka 18 pikë në pozitën e pestë. Pason Vushtrria me shtatë pikë, Deçani me gjashtë e Vëllaznimi me pesë.
Te hendbollistet, Istogu fitoi në udhëtim ndaj Vushtrrisë me rezultat 37:29, ndërsa Ferizaj e mposhti Prishtinën me 36:23.
Ferizaj udhëheq me 24 pikë, sa i ka edhe Istogu në vendin e dytë. Skuadra ferizajase ka një ndeshje më pak të luajtur.