Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Kastrioti mposht Besën në derbin e hendbollit

Kastrioti

Kastrioti i Ferizajt e ka fituar derbin e xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në hendboll.

Të shtunën në “Bill Clinton”, në praninë e afro 2000 shikuesve, Kastrioti fitoi me rezultat 23:20 ndaj skuadrës pejane, Besa Famgas. Ferizajasit kishin epërsi deri në nëntë gola në disa herë në pjesën e dytë. 

Albin Ahlin Axel ishte më efikasi te Kastrioti me 6 gola. Alban Haziri e Gentrit Brahimi i shënuan nga katër, kurse me pritje, si zakonisht, u dallua Wadi Chebbi. 

Mohamed Yassin ishte më efikasi te Besa Famgas me shtatë gola. Boban Kakovski i realizoi pesë.
Kastrioti mbetet lider me 42 pikë, dy më shumë se Rahoveci. Besa është e treta me 34 pikë dhe një ndeshje më pak të luajtur.