Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendboll, nisin garat e plejofit te femrat

Pas përfundimit të stinorit të rregullt, Superliga e femrave në hendboll vazhdon me garat e plejofit, ka njoftuar të enjten Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK).

Sot, do të zhvillohen ndeshjen e para të serisë gjysmëfinale të plejofit dhe skuadra që shënon dy fitore apo një fitore e një barazim, do të kualifikohet në finale. Prej orës 16:00, takohen Vushtrria e Prishtina. Vushtrria ka përfunduar e dyta, ndërsa Prishtina e treta në stinorin e rregullt.

Ndërsa, nga ora 18:00 takohen Istogu e Ferizaj. Istogu ka fituar të gjitha ndeshjet në stinorin e rregullt dhe plejofin e nis nga vendi i parë. Ndërkohë Ferizaj, që është kampion aktual, starton prej vendit të katërt.