Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fillon plejofi në hendboll

Plejofi i Superligës së Kosovë në hendboll

Me ndeshjen Istogu – Vushtrria fillon faza e plejofit në kampionatet e Kosovës në hendboll. Istogu e Vushtrria e luajnë të mërkurën prej orës 20:30 ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në konkurrencë të femrave.

Ndeshja e parë luhet në Istog.

Istogu ka dominuar stinorin e rregullt duke i fituar të gjitha 22 ndeshjet. Dhe në plejof starton prej pozitës së parë. Kampionia në fuqi, Vushtrria, u rendit e katërta. Istogu vlerësohet favorit për të zënë vend në finale, ndërsa ndeshja e tretë eventuale luhet në Istog. Skuadra që shënon dy fitore, apo një fitore e një barazim, kalon në gjysmëfinale.

Te hendbollistet, në gjysmëfinalen tjetër takohen Prishtina e vendit të dytë dhe Ferizaj i vendit të tretë. Ndeshja e parë është të enjten nga ora 18:00 në Prishtinë.

Te hendbollistët plejofi starton të enjten.

Besa Famgas i ka fituar të gjitha ndeshjet në kampionatin e rregullt e po ashtu në Superligën A. Pra ka 28 fitore. Në gjysmëfinale të plejofit luan me Rahovecin e vendit të katërt. Rahoveci e mbylli kampionatin me bilanc prej 15 fitoresh e 13 humbje.

Edhe Hendboll: Kastrioti, finalisti i parë i plejofit Sporte të tjera 2 muaj më parë Hendboll: Kastrioti, finalisti i parë i plejofit

Ndonëse Besa është vendëse, ndeshja e parë luhet në Rahovec të enjten prej orës 20:00. Në Pejë luhet turneu final i Ligës Unike në basketboll, kështu që palestra “Karagaçi” është e zënë.

Besa Famgas llogaritet favorite e madhe ndaj Rahovecit.

Më shumë rivalitet pritet në gjysmëfinalen tjetër në mes të Prishtinës dhe Trepçës. Ndeshja e parë është të enjten nga ora 20:30. Këto dy skuadra kanë zhvilluar katër ndeshje të forta këtë edicion, që kanë përfunduar me dallim minimal të golave. Prishtina u rendit e dyta, derisa Trepça ishte e treta.