Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendboll, Kosova të dielën luan miqësore me Malin e Zi

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll do të luajë edhe një ndeshje tjetër miqësore në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2023, ka njoftuar të martën Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK).

Miqësorja me Malin e Zi që tashmë ka nisur përgatitjet për Evropianin e vitit të ardhshëm, do të zhvillohet të dielën në Podgoricë prej orës 17:00.

E në Podgoricë, Kosova javën e shkuar i luajti dy ndeshje tjera miqësore me Kuvajtin, të cilin e mposhti dy herë. Këto ndeshje miqësore po i shërbejnë përzgjedhësit të Kosovës, Bujar Qerimi që ta përgatit sa më mirë ekipin për ndeshjet që i luan muajin e ardhshëm në kuadër të fazës së parë kualifikuese për Botërorin e vitit 2023.