Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll nisë sot ciklin kualifikues për Evropianin 2024. Nga ora 18:00 në Podgoricë, Kosova luan ndaj Malit të Zi.
Në këtë ndeshje Kosova do të ketë mungesa të rëndësishme. Por, përzgjedhësi Bujar Qerimi, shpreson në paraqitje dinjitoze.
Kosova, të dielën në Prishtinë e pret Slloveninë, favoriten e grupit. Në grup është edhe Bosnjë-Hercegovina.
Në eliminatoret e kaluara Kosova kishte shënuar fitore të madhe ndaj Rumanisë, por nuk ishte kualifikuar. Këtë herë shpresat të Kosova janë për kualifikim në Evropian.
Shumë do të varet nga ndeshja e sotme me Malin e Zi.