Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova sonte luan me Zvicrën

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll e luan sonte ndeshjen e parë në raundit e tretë parakualifikues për Eurobasket 2025.

Prej orës 20:45 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Kosova përballet me Zvicrën.

Kosova nuk llogaritet favorite, por synon fitoren ndaj helvetikëve. Në grup me Kosovën është edhe Danimarka, ndërsa vetëm e para në grup avancon në kualifikimet e rregullta.

Te Kosova do të debutojë në postin e selektorit Rami Hadar.