Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka filluar stërvitjet intensive për ndeshjen ndaj Shqipërisë.
Basketbollistët e Kosovës të hënën e zhvilluan stërvitjen e parë në palestrën “Sezai Surroi”. Të gjitha stërvitjet do të mbahen në Prizren.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova do ta zhvillojë më 30 nëntor ndeshjen e parë parakualifikuese për “EuroBasket 2029”, kundër Shqipërisë. Ndeshja zhvillohet në Shkodër dhe i takon grupit C. Në grup me Kosovën e Shqipërinë është edhe Sllovakia.
Të martën stërvitjes iu bashkuan edhe Erjon Kastrati dhe Erolt Rrahmani.
Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se lojtarët po punojnë nën udhëheqjen e selektorit Bujar Loci. “Dardanët” janë të motivuar maksimalisht për duelin ndaj “Kuqezinjve”.