Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendboll, Kosova mposht Kuvajtin

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll, e ka fituar bindshëm miqësoren ndaj Kuvajtit. Të premten mbrëma në Podgoricë, Kosova triumfoi me rezultatin 36:26.

Hendbollistët e Kosovës kanë dominuar plotësisht gjatë tërë ndeshjes dhe fitorja nuk është vënë në dyshim për asnjë moment.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në pjesën e parë, Kosova shkoi në epërsi prej gjashtë golave (18:12). Përkundër mungesave të shumta në ekip, Kosova ka treguar nivel të lartë të lojës.

Në këtë ndeshje ka debutuar hendbollistët si Mursel Mehmeti, Shaban Zogaj, Agon Bajqinovci, Sali Maxhera, Festim Mustafa, Matej Taçi, Elvir Muça e Florian Rexha.