Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendboll, Kosova humb edhe miqësoren e dytë nga Kuvajti

Brenda dy ditësh, hendbollistët e Kosovës i kanë humbur dy ndeshjet miqësore përball Kuvajtit, të zhvilluara në qytetin Lashko të Sllovenisë.

Pas humbjes së thellë (36:23) të martën, Kosova është mposhtur edhe të mërkurën por me më pak gola dallim.

Ndeshja e dytë kontrolluese ka përfunduar me shifrat 30:25 në të mirë të Kuvajtit.

Kuvajti ka avancuar edhe në pjesën e parë, të cilën e mbylli me dy gola epërsi 17:12. Egzon Gjuka edhe në këtë ndeshje ishte më efikasi te Kosova, pasi realizoi shtatë gola.